Pse në këtë moment, imuniteti i tufës është i pamundur!
Dritare.net
Burimi: Corriere della Sera
Carlo Signorelli, profesor në universitetin e higjienës Vita e Salute –San Raffaelenv në një intervistë për median italiane, thotë se në këtë moment imuniteti i tufës, është i pamundur.
-A është ende shpejt për t’u rikthyer me përshëndetjet si në kohët normale ?
Po, akoma nuk ka ardhur momenti, duhet të vazhdojmë kështu.
-A jeni dakord me presidentin e institutit të lartë të higjienës ,Silvio Brusaferro i cili thotë të mos harrojmë kodin e sjelljes me stilin e pandemisë?
Patjetër. Në Itali rastet janë në rënie por në Britaninë e Madhe, vend që ne kemi shumë edhe shumë hyrje-dalje, numri i rasteve është shqetësues, mbi 1000 vdekje në 24 orë, por që kemi pak lajme. Në Belgjikë ministri i higjienës ka komunikuar rrezikun e valës së katërt , Izraeli komunikon të pestën.
-Po ne a mund ta evitojmë një rritje të re të rasteve në sezonin vjeshtë-dimër, duke qenë se kalojmë më shumë kohë në vende të mbyllura ?
Sigurisht, jemi në rrugë të mbarë. Tani ka nevojë të vazhdojmë të mbrojmë të moshuarit, sidomos ata pak që ende nuk kanë marrë të dyja dozat dhe duke ju ofruar dozën e tretë. Shumë të rëndësishme mbeten sjelljet individuale. Respektimi i rregullave nuk kushton asgjë dhe nuk kushtëzon normalitetin e jetës sociale.
-Mos të tundohemi nga tentativa për të zgjatur dorën?
Jo, sepse kontakti me duar është një rrugë transmetimi i virusit. Nëse ndodh, pas çdo takimi të duarve duhet të dezinfektojmë duart ose t’i lajmë ato.
-Ende nuk mund të puthemi në faqe dhe përqafojmë?
Risku është më i lartë sesa te takimi i duarve në këtë rast sepse kontakti direkt është kalimi i spërklave nga rrugët e frymëmarrjes. Mund të jetë një rrugë e transmetimit të virusit drejtpërdrejt.
-Po puthje në faqe dhe përqafime duke mbajtur maskën?
Jo, sepse është e njëjta gjë. Ka tendencë që gjatë takimit të hiqet maska.
Imuniteti i tufës sot nuk mund të arrihet për dy arsye. E para sot nuk ka vaksina pedriatike për moshën nën 12 vjeç, kështu që ka një pjesë e popullsisë që nuk përfshihet. E dyta, vaksinat mbrojnë 90% pra edhe mes të imunizuarve ekziston mundësia e infektimit./L.F-dritare.net