Pse Berisha do të shkojë sot në polici!
Dritare.net
Ish-kryeministri Sali Berisha pritet të shkojë sot në polici, për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me sulmin e djeshëm, që iu bë gjatë protestës së tij. Mbrëmjen djeshme janë shoqëruar në polici dy truprojat e ish-kryeministrit për të dhënë dëshminë e tyre në lidhje me ngjarjen.
Autori, Gert Shehu, 31-vjeç, ndodhet te spitali i Traumës nën masa të rrepta sigurie. Pas sulmit, autori u neutralizua nga truprojat e Berishës. Policia e Tiranës njoftoi zyrtarisht se 31-vjeçari Shehu është person me precedentë kriminalë, për plagosje, prishje të qetësisë publike dhe në fushën e narkotikëve. Gjithashtu, sipas diagnozës klinike, të vënë në dispozicion nga familjarët, ai vuan nga çrregullime psikotike dhe trajtohej prej vitesh./L.F-dritare.net