Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

PS mbyll fushatën në Tiranë/ Luljeta Bozo: Vota është e shenjtë, duhet të shkojë në drejtimin e duhur!

PS mbyll fushatën në Tiranë/ Luljeta Bozo: Vota është e

Partia Socialiste ka mbyllur fushatën elektorale në Tiranë. Numri një në listën e kandidatëve, Luljeta Bozo ka hapur mitingun, ndërsa në fjalën e saj ftoi të gjithë që të votojnë më 25 prill.

"Jam krenare si gjyshe që po përfaqësoj një brez që ka punuar me vendosmëri të pashoq për vendin. Një brez i heshtur që ka energjinë dhe pjekurinë për të qenë këshilltarë orë të gjitha fushat e jetës sonë. Ju ftoj të gjithëve të shkojmë të votojmë më 25 prill sepse jemi të lirë të lëvizim në saj të vaksinave që sigurojë qeveria jonë që na dha mundësinë të gëzojmë nipër e mbesa e të gëzojmë jetën me sa më shumë mundësi që kemi, meqenëse armikun e padukshëm po e mposhtim. Jemi në fund të fushatës sonë, që ka qenë brenda të gjitha rregullave, duke patur në vëmendje respektin për njëri-tjetrin. Si gjyshe dhe shkencëtare mendoj se ne nuk duhet të reshtim asnjë minutë punë tonë, të punojmë në mënyrë që të realizojmë me sukses rindërtimin e shtëpive të rrënuara nga tërmeti të mposhtim këtë armik të padukshëm dhe të ndërtojmë rrugë, me porte e aeroporte dhe të bëjmë që nipërit e mbesat tona të gëzojnë Shqipërinë tonë. Vota jonë është shumë e rëndësishme, është e shenjtë, individuale dhe duhet të shkojë në drejtimin e duhur, për PS që është forca më progresiste në vendin tonë dhe në këtë mënyrë do jemi të qetë që kemi bërë detyrën tonë, ndaj familjes ndaj vendit tonë", tha Bozo./M.M-dritare.net