Policia e Shtetit: Nesër mund të lëvizni me makina brenda qyteteve
Dritare.net
Nga dita e hënë do të hyjnë në fuqi masa të reja, në kuadër të luftës ndaj koronavirusit. Ndërkohë, nesër është dita e fundit që vendi është nën masa të rrepta kufizuese. Policia e Shtetit njofton se, nesër do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do të jetë e lirë edhe lëvizja e qytetarëve. Gjithashtu nuk do të ketë ndalim të qarkullimit me makina brenda qyteteve.
Ja njoftimi i plotë i policisë!
“Në kuadër të zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Policia e Shtetit njofton të gjithë qytetarët se në datën 31.05.2020 do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do jetë e lirë lëvizja për këmbësorët.
Policia e Shtetit, duke rivleresuar komunikimin me Ministrine e Shendetesise në lidhje me Udhezimin per ditën e diel, 31 maj, pa makina, informon edhe njehere qytetaret se nuk do te kete ndalim te qarkullimit te automjeteve brenda qyteteve as ditën e diel. Policia do te perqendrohet vetem ne ndalimin e levizjes mes zonave, qe edhe neser do te jene zona te kuqe. Edhe për këtë fundjavë nuk do lejohet hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe ndalohet lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare.
Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të zbatojnë me rigorozitet ndalim-qarkullimin me automjete për ditën e nesërme, si dhe të respektohet distancimi social në të gjithë vendin.”/K.C/dritare.net