
Pitilushja, një libër me 10 tregime, për fëmijët e vitit 2021!
Dritare.net
Gazetarja Rudina Xhunga ditën e sotme ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina”, në “TvKlan”, për të folur për librin e saj më të ri “Tregimet e Pitilushes”. Ndërsa e ka nisur bisedën, ka përmendur një thënie të veçantë të Natalia Ginsburg, “Në botë kur të rriteni, mos prisni që e mira të shpërblehet dhe e keqja të ndëshkohet, por pavarësisht, ju bëhuni me të mirën”, duke treguar kështu se kjo është arsyeja pse shkruan libra për fëmijë, për t'iu treguar atyre të mirën."
“E di çfarë më ndodh, i lexoj Alanës librat e fëmijërisë time, në gjuhën shqipe, unë qesh me të madhe,kënaqem, ndërsa ajo nuk më ndjek. Kam kuptuar që librat e fëmijërisë time, në fakt janë të fëmijërisë time, sepse në fëmijërinë e fëmijëve të 2021-it, ata i bëjnë për të qeshur gjëra në Youtube, prandaj ata flasin anglisht më mirë. Nuk mund tu drejtohesh atyre, në mëyrën si na janë drejtuar neve dikur,edukimi vjen në mënyrë tjetër. Kjo sipas saj, është arsyeja që e çoi drejt “Tregimeve të Pitilushes”, që duhen lexuar për të kuptuar se çfarë ndodh me fëmijët.
“Ledia Kostandini pati një ide fantastike, që të bëjë kopertinën me skuadrën e pitilushëve, fëmijët kanë piktuarur vetë, Alana, nipërit e mi, mbesat, shoqet e Alanës, të gjithë fëmijët pikturojnë në mënyrën e tyre, asgjë nuk është aty artistike, aty është e thjeshtë, e vërtetë dhe reale. Si e mendojnë Babagjyshin fëmijët, si e mendojnë kòvìdìn fëmijët, si i mendojnë fëmijët pemët." Libri gjendet te "Shtëpia e Lodrave" dhe në disa nga libraritë kryesore në vend, por edhe në picerinë “Pavarotti”, me picën Pitilushe që troket në çdo derë. Shumë shpejt libri do të ketë edhe versionin “Podcast”./M.M-dritare.net

















