Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Për një fytyrë të pastër, konsumoni këto produkte!

Për një fytyrë të pastër, konsumoni këto produkte!

Të gjithë duam të kemi një fytyrë të bukur dhe pa njolla. Por për ta pasur duhet të kujdesemi jo vetëm me kremra, por edhe me ushqimet që hamë.

Për këtë arsye sot dritare.net do ju tregojë më poshtë se cilat fruta janë të mira, për një lëkurë të bukur dhe të shëndetshme.

Avokado

Avokadot janë të pasura me acide yndyrore të mira që e bëjnë lëkurën e butë dhe e mbrojnë nga faktorët e pafavorshëm mjedisor që shkaktojnë rrudha.

Panxhari

Për një fytyrë të pastër, konsumoni këto produkte!

Pamxhari është i pasur me nitrate, të cilat përshpejtojnë rrjedhën e gjakut dhe e bëjnë lëkurën të shkëlqejë. Për më tepër, rrënjët kanë antioksidantë që parandalojnë plakjen dhe ndihmojnë lëkurën të mbetet e butë.

Patatet e ëmbla

Patatet e ëmbla përmbajnë shumë vitaminë C dhe pigmente të shëndetshme. Falë tyre, lëkura prodhon më shumë kolagjen, informon dritare.net.

Mollët

Mollët janë të njohura për aftësinë e tyre të rregullimit të glukozës në gjak, forcimin e imunitetit dhe aftësinë për ta bërë lëkurën të duket më e re.

Domatet

Domatet kanë shumë likopen, që do të thotë se ato ndihmojnë në uljen e dëmtimit nga radikalet e lira të shkaktuara nga rrezet ultravjollcë.

Për një fytyrë të pastër, konsumoni këto produkte!

Karota

Karota është e pasur me vitaminë A, që është e nevojshme për rigjenerimin e lëkurës.

Kungulli

Kungulli përmban shumë flavonoide dhe karotenoide që e bëjnë lëkurën të shkëlqejë.

Spinaqi

Gjethet e spinaqit janë të pasura me vitaminë E që mbron lëkurën nga plakja. Spinaqi gjithashtu pengon rritjen e qelizave kancerogjene./L.F-dritare.net