Për mua nuk ka "po sikur". Shtëpia ime është Shqipëria!
Dritare.net
Në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare TV ishte e ftuar një nga ata shqiptarët që përqafon shprehjen “balta më e ëmbël se mjalta. Zonja Elda Rika rrëfeu në Dritare TV jetën e saj dhe si la Shqipërinë për Beverly Hills e si u rikthye sërish në shtëpi, në Shqipëri.
U kthye, por jo vetëm. Erdhi e shoqëruar nga bashkëshorti amerikano-kinez dhe dy vajzat, Eva dhe Vera. Lanë Beverli Hills për Ali Demin! Ajo na tregoi edhe për planet e së ardhmes.
“Ajo që dua të bëj tani, me njohuritë që edhe kam marrë, është të mrrem me trajnime për prindërit. Në fillim prindërit që janë aty pjesë e kopshtit Bëra një prezantim dje se cfrë duhet të bëjmë si prindër. Sepse jemi të gjithë të ngarkuar, jemi në punë pët tu siguruar atyre gjithë të mirat, por harrojm të merremi me fëmijët. Për momentin këto këshillime do jenë për fëmijërinë e hershme por dua që më vonë të prek deri në moshën 18 vjec. Nuk është e thjeshtë por duhet ndarë mendja, nuk duhet menduar po sikur. Për mua s’ka po sikur, shtëpia ime është Shqipëria”, u shprej ajo në Dritare TV./M.K/dritare.net