
Pitilushe, edhe libër, edhe picë. Të vijnë të dyja në shtëpi!
Dritare.net
Më në fund do të ketë edhe një picë me emër shqiptar, vetëm për fëmijët. Ajo quhet Pitilushe dhe ka marrë emrin nga personazhi aq i dashur për fëmijët e vegjël, Pitilushja. Pas suksesit të ‘Përrallave të Pitilushes’, me autore Rudina Xhunga dhe Alana Hila, erdhi në fund të dhjetorit ‘Tregimet e Pitilushes’. Ato kanë në kopertinën e ilustruar nga Ledia Kostandini, Pitilushen që vizaton botën që ka mbuluar gojën me maskë.
Dhe kjo është pica Pitilushe, një botë si e sotmja, për fëmijët e sotëm. Pica erdhi si bashkëpunim i autores me Piceri Pavarotti dhe çdokush që e porosit picën, i vjen në shtëpi edhe një libër, brenda të njëjtit çmim.
Kështu edhe shijon një picë bërë enkas për ty, dhe lexon një libër të pazakonshëm dhe kursen. Tre në një.
Por mbi të gjitha, i thua atyre që mendojnë se fëmijët e sotëm nuk lexojnë e nuk shkojnë në librari, se edhe nëse kjo është e vërtetë, mund ta ndryshojmë, duhet ta ndryshojmë.
Po qe se fëmijët nuk shkojnë te libri, do të vejë libri tek ata. Këtë ka bërë Rudina Xhunga, duke krijuar një risi të pazakontë, mbështetur te besimi, se te gjitha dashuritë nisin nga stomaku, dhe ajo për librin.
Ndërkohë librin e gjeni edhe në Librari Albania, Bukinist.al dhe Kancelari Infiniti./ dritare.net

















