Pas shumë ditësh në terapi intensive, Amari i vogël fiton betejën për jetën
E Enjte 24 Qershor 2021, 17:05
Dritare.net
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ndau me ndjekësit në Facebook një foto të bukur. Amari i vogël, pasi lindi kaloi disa ditë të vështira në terapi intensive. Vogëlushi i cili erdhi në jetë para kohe e fitoi betejën për jetën pavarësisht vështirësive.
“Ditë e gëzueshme për familjen e Amarit dhe stafin e Reanimacionit të Maternitetit "Mbretëresha Geraldinë", me fitoren e betejës për jetën të Amarit të vogël, pas shumë ditësh të vështira në terapi intensive.
Punë fantastike e stafeve tona mjekësore me bebet prematurë, në shërbim të jetës.”, shkroi Manastirliu./K.C/dritare.net