Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Paralajmërimi i OBSH: Nëse nuk ndiqni rregullat bazë, pandemia do të përkeqësohet!

Paralajmërimi i OBSH: Nëse nuk ndiqni rregullat bazë, pandemia do

Burimi: BBC

Pandemia e koronavirusit do të përkeqësohet edhe më shumë nëse qeveri të caktuara nuk ndërmarrin veprime vendimtare për të frenuar përhapjen e sëmundjes, paralajmëroi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH).

Dr.Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se po shohin rritje të rrezikshme të infektimeve në vendet ku masat e provuara për uljen e rrezikut nuk zbatohen.

"Më lejoni ta bëj të qartë, shumë vende e kanë kthyer kokën në drejtim të gabuar. Virusi mbetet armiku publik numër një, por veprimet e shumë qeverive dhe njerëzve nuk e pasqyrojnë këtë.", tha Dr .Tedros në një konferencë në Gjenevë, informon dritare.net. Dr.Tedros tha se, mesazhet e përziera nga udhëheqësit po minonin besimin e njerëzve në përpjekjet për ta vënë pandeminë nën kontroll.

Paralajmërimi i OBSH: Nëse nuk ndiqni rregullat bazë, pandemia do
Ndërsa kreu i OBSH-së nuk i përmendi me emër ata udhëheqës, disa e shohin si një paralajmërim për presidentin amerikan, Donald Trump dhe të tjerët që janë kritikuar gjerësisht për menaxhimin e pandemisë.

"Nëse nuk ndiqen rregullat bazë, kjo pandemi do të shkojë vetëm në një drejtim. Do të përkeqësohet dhe përkeqësohet.”, tha ai./K.C/dritare.net