OBSH: Vaksinat efektive ndaj variantit Omicron
E Enjte 2 Dhjetor 2021, 15:03
Dritare.net
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se vaksinat mund të parandalojnë format e rënda të sëmundjes te njerëzit që infektohen me variantin e ri të Sars-Cov-2, Omicron. OBSH e shpalli të premten Omicron një variant shqetësues dhe thotë se do të ketë më shumë informacion brenda disa ditësh. Zëdhënësja e OBSH Margaret Harris thotë se Omicron i identifikuar për herë të parë në Afrikën e Jugut nuk është një variant për panik.
Varianti i ri po bëhet lloji dominues i kovid në Afrikën e Jugut, ku numri ditor i rasteve të regjistruara u dyfishua të mërkurën. Zyrtarët thonë se varianti i ri mund të jetë duke nxitur rritjen e numrit të infektimeve./Xh.Xh-dritare.net