OBSH: Nuk ka shanse që Covid-19 të zhduket shpejt!
Dritare.net
Burimi: CNN
Një zyrtar i OBSH-së ka thënë ditën e sotme se, nuk ka gjasa që bota ta zhdukë ose eliminojë koronavirusin, së shpejti.
"Në situatën tonë aktuale, nuk ka gjasa që ne mund ta zhdukim ose eliminojmë këtë virus. Janë disa mjedise të veçanta, shtete ishullore, të cilat po ia dalin, por Covid-19 mund të riimportohet në këto vende.”, thotë Dr. Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së, informon dritare.net
"Ne kemi parë vende që kanë arritur ta çojnë në zero ose pothuajse në zero riimportimin e virusit nga jashtë. Pra gjithmonë ekziston një rrezik për raste të reja, qoftë nga jashtë, apo edhe brenda ose nga rikthimi i sëmundjes .Transmetimi që ndodh në atë situatë mund të jetë vetëm një, ose disa raste sporadike të cilat mund të izolohen relativisht lehtë dhe karantinohen. Shqetësuese janë grupimet e njerëzve, në turma të mëdha.”, u shpreh Dr.Ryan.
Maria Van Kerkhove, udhëheqësja teknike e OBSH-së për menaxhimin e koronavirusit u shpreh se: Kjo është diçka që të gjithë duhet ta parashikojmë, se ekziston mundësia që të mund të rishfaqet, mund të ketë shpërthime të vogla.”/K.C/dritare.net