OBSH ndryshon mendim: Të gjithë të përdorin maska në publik!
Dritare.net
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) thotë se tani është duke këshilluar qeveritë të inkurajojnë qytetarët e saj të vendosin maska për fytyrën në ambiente publike për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së virusit.
OBSH kishte thënë më parë se nuk kishte prova të mjaftueshme për të mbështetur përdorimin e maskave nga njerëz të shëndetshëm në publik, por që maska mjekësore duhet të vishen nga ata që ishin të sëmurë dhe ata që kujdeseshin për to.
Në udhëzimin e tij të ri, i cili është nxitur nga studimet gjatë javëve të fundit, OBSH theksoi se maskat në fytyrë janë vetëm një nga një sërë mjetesh që mund të përdoren për të zvogëluar rrezikun e transmetimit dhe se ato nuk duhet t'u japin njerëzve një sens të rremë të mbrojtje.
Kjo është një ndryshim i madh në udhëzuesin e OBSH.
Për muaj të tërë, ekspertët e organizatës kanë mbështetur idenë që maska inkurajon një sens të rremë të sigurisë dhe do të privojë profesionistët mjekësorë nga pajisjet mbrojtëse të nevojshme.
Këto argumente nuk kanë ikur, por në të njëjtën kohë OBSH pranon se prova të reja janë shfaqur mbi rreziqet e transmetimit.
Ajo tregon për hulumtimet e fundit që njerëzit mund të jenë shumë infektivë në pak ditë para se të shfaqin simptoma dhe se disa njerëz marrin virusin por kurrë nuk tregojnë simptoma.
Kështu që, kur distancimi nuk është i mundur, si për shembull në transportin publik dhe në vende të ndryshme si dyqanet dhe kampet e refugjatëve, sugjerohet që fytyrat të jenë të mbuluara me maska shtëpiake për të shmangur kalimin e infeksionit.
Mbi 60 vjeç me kushte themelore shëndetësore duhet të shkojnë më tej, tha OBSH, dhe të veshin maska të nivelit mjekësor për t'i dhënë vetes mbrojtje më të mirë./ I.M-Dritare.net