OBSH: Mos u gënjeni, virusi nuk është më pak i fuqishëm!
E Martë 2 Qershor 2020, 08:08
Dritare.net
Në konferencën për shtyp mbrëmjen e kaluar, OBSH bëri një deklaratë aspak optimiste. Michael Ryan, kreu i urgjencës së OBSH-së, tha se Covid-19, nuk është bërë më pak infektiv kohët e fundit. Ai tha se çdo kush me ndikim, duhet të ketë kujdes me atë që thotë, pasi nuk ka ardhur ende momenti të themi se virusi është dobësuar.
“Duhet jashtëzakonisht kujdes në çfarë do që themi. Nuk është ende rasti për të thënë se virusi është bërë më pak infektiv”.
Deklaratat e OBSH, vijnë pasi mjeku Alberto Zangrillo në spitalin San Raffaele në Milano, tha se virusi klinikisht nuk ekziston më./L.F-dritare.net