Nxënësit e klasave të mesme kthehen në shkolla, ministrja Kushi: Një hap më pranë normalitetit!
Dritare.net
Komitetit Teknik i Ekspertëve vendosi që nxënësit e klasave të dhjeta dhe njëmbëdhjeta do të kthehen në shkolla. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se masat anti-covid do të jenë në nivelin maksimal për pasur siguri për nxënësit.
“Faleminderit Komitetit Teknik të Ekspertëve për përgjigjen pozitive ndaj kërkesës sonë mbi rikthimin në bankat e shkollës të gjimnazistëve të klasave të dhjeta dhe të njëmbëdhjeta nga 10 bashkitë e cilësuara deri më tani si zona me risk të lartë infeksioni. E kemi nisur tashmë punën bashkë me drejtuesit e institucioneve shkollore dhe zyrave vendore arsimore që masat anti-COVID të jenë në nivelin maksimal dhe çdo gjë të jetë gati për rifillimin e mësimit në shkollë që ditën e nesërme”.
Në fund të publikimit të saj, Ministrja Evis Kushi duke falënderuar çdo mësues, nxënës e prind për durimin e treguar dhe duke uruar vetëm mbarësi në vijim për gjithsecilin, shprehet se është optimiste se ky është një hap shumë i mirë drejt rikthimit në normalitetin që të gjithë duam./L.F-dritare.net