Nisma për censurimin e filmave të para viteve 90-të/ Shanaj: Jo nga PD, por nga individë pa formimin e duhur kulturor!
Dritare.net
I ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në “Dritare TV”, regjisori dhe aktori i njohur Mevlan Shanaj ka folur për filmin shqiptar para viteve 90-të. Shanaj ka komentuar edhe nismën e deputetëve të PD-së për ndalimin e filmave të para viteve 90-të. Shanaj shprehet se kjo nuk është një nismë e PD por e disa e individëve me pasione dhe jo me formatimin e duhur kulturor të cilët kujtojnë se duke lëshuar deklarata të tilla fitojnë kredibilitete.
“Unë jam vetë PD, pasi jam startues i Partisë Demokratike, por kurrë nuk më shkon ne mendje që të kaloj në ekstrem për të dënuar artin. Dënoj diktaturën por jo artin. Në jemi për çlirimin e diktaturës por jo për tjetërsim të krijimtarisë. Si mundesh të mendosh deri në këtë pikë deri te filmi “Beni ecën vetë”, njëri me tha ka kooperativa. Po si mundet? Filmi “Beni ecën vetë”, është film që të mëson si prind si të sillesh me fëmijën, të jep dimension të madh, ka rol edukativ, çfarë rëndësie ka kooperativa në film. Për mendimin tim njerëz me pasione dhe jo me formatimin e duhur kulturor e kanë nxitur këtë nismë. Nuk e ka pasur PD këtë filozofi, në dijeninë time jo. Këto që kanë nxitur këtë nismë janë individë, të cilët kujtojnë se duke lëshuar deklarata të tilla fitojnë kredibilitete.”, u shpreh regjisori dhe aktori i njohur Mevlan Shanaj./Dritare.net