Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ngacmoi seksualisht pacienten, arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë!

Ngacmoi seksualisht pacienten, arrestohet ish-ministri i

Ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Numan Baliq, është përfshirë në një skandal seksual.

Baliq, është arrestuar sot nga policia e Kosovës, ndërsa akuzohet se gjatë kohës që ai ishte në punë në spital ka ngacmuar seksualishht një 23-vjeçare, e cila ishte duke qëndruar në spital me vajzën e saj.

Këtë e kanë konfirmuar burime të “Express” brenda Policisë së Kosovës.

“Ka hyrë në repart, gruaja e ka pasur vajzën te shtruar prej 16 ditësh. Mjeku i ka thënë duhet të vish në zyrë për një aparat, pastaj ka filluar ta ngacmojë me fjalë dhe ka filluar ta prek në trup. Ajo ka thirrur sigurimin dhe policinë”, kanë thënë këto burime.

Konfrimim vjen edhe nga Prokuroria e Pejës.

“Lidhur me rastin në fjalë është ndaluar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale sulm seksual në spitalin regjional të Pejës. Me urdhër të prokurorit është dërguar në ndalim 48-orësh, gjithashtu prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprime lidhur me këtë çështje”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi./ I.M-Dritare.net