Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nga 3 marsi nuk lejohen më punësime në administratë!

Nga 3 marsi nuk lejohen më punësime në administratë!

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, ka deklaruar se, duke nisur nga data 3 mars, do të ndalohet çdo procedurë rekrutimi të re në administratën shtetërore gjatë periudhës zgjedhore.

Zonja Pirdeni theksoi se procedurat e rekrutimit të nisura duhet të përfundojnë, ndërsa në asnjë ministri, institucion apo shoqëri aksionere ku shteti është pronar, nuk do të lejohet rregullimi i procedurave të reja për punësime, përveç rasteve emergjente në fushat e infrastrukturës kritike, shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes.

"Që prej datës 3 mars do të ndalohet çfarë do lloj procedurë rekrutimi, që të marrin në punë punonjës të rinj, procedurat e nisura duhet të përfundojnë.

‘Në asnjë ministri, institucionet e varësive dhe në të gjitha ato shoqërira aksionere ku shteti është pronarë nuk do ketë procedura të reja rekrutimi, vetëm për nevoja emergjente në fusha si infrastruktura kritike, shëndetësia, arsimi ose mbrojtja", tha ministrja./L.F-dritare.net