Nënshkruhet marrëveshja 1 miliardë dollarëshe mes Kosovës dhe SHBA
E Hënë 21 Shtator 2020, 20:08
Dritare.net
Delegacioni amerikan pjesë e së cilit është edhe Emisari special Richard Grenell, kanë nënshkruar sot një tjetër marrëveshje bashkë me Kryeministrin Avdullah Hoti për zbatimin e marrëveshjes së arritur më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.
Një shumë prej 1 miliardë dollarëve pritet të përfshijnë të gjitha projektet që do të inkorporohen brenda marrëveshjes së nënshkruar gjatë mbrëmjes së sotme.
Ato para siç u tha në konferencë pritet të ndahen në projektin e hekurudhave, në projekte të rrugës, të gazit e në atë të skijimit./ I.M-Dritare.net