Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndryshon çmimi i karburanteve/ Rritet ndjeshëm nafta dhe benzina

Ndryshon çmimi i karburanteve/ Rritet ndjeshëm nafta dhe benzina

Dy ditë pasi vendet e OPEC vendosën të ulin me 2 milionë fuçi në ditë prodhimin e naftës, Bordi i Transparencës ka publikuar çmimiet e reja të karburanteve, duke rritur atë të naftës dhe të benzinës, nga publikimi i fundit.

Ndryshon çmimi i karburanteve/ Rritet ndjeshëm nafta dhe benzina

Çmimet e reja të karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve/ Rritet ndjeshëm nafta dhe benzina

Nafta: 245 lekë/litri me pakicë, 233 lekë/litri me shumicë.

Benzina: 204 lekë/litri me pakicë, 192 lekë/litri me shumicë.

Gazi: 78 lekë/litri me pakicë, 66 lekë/litri me shumicë.

Ndryshon çmimi i karburanteve/ Rritet ndjeshëm nafta dhe benzina

“Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 7 Tetor 2022, kemi ndryshime të ndjeshme të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, pasi rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është rritur ndjeshëm konkretisht ne 896 (kemi një rritje me +66 nga mbledhja e fundit e datës 01.10. 2022), $/ Ton. Gjithashtu dhe çmimi i Gazoilit/Diesel është rritur ne mënyrë të ndjeshme në1162 (kemi një rritje me +183 nga data 01.10.2022) $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar një ulje te lehte 118.91 (- 0.43 nga data 01.10.2022). Kursi i këmbimit të doganës 118.85 ( + 1.59 nga muaji Shtator). Për gazin e lëngshëm, nuk kemi ndryshim nga ai i mbledhjes së fundit”, thuhet në njoftim.

Ndryshon çmimi i karburanteve/ Rritet ndjeshëm nafta dhe benzina

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 Tetor shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes./M.K/dritare.net