
Ndryshon çmimi i karburanteve. Ja sa do të shiten nga sot nafta dhe benzina!
E Martë 9 Gusht 2022, 12:12
Dritare.net
Bordi i Transparencës ka dalë sot me një njoftim të ri ku ka ulur me 4 lekë/ litër çmimin e naftës, ndërkohë që benzina është shtrenjtuar me 1 lek/ litër.
Sipas vendimit të sotëm, 1 litër naftë do të shitet me 216 lekë, kurse një litër benzinë me 200 lekë.
Pjesë nga njoftimi i Bordit të Transparencës!
Çmimi tavan i tregtimit me pakicë të naftës do të jetë 216 lekë nga 220 lekë që ishte më parë. Ky është vendimi i dytë për ulje, ndërsa pak ditë më parë Bordi kishte vendosur uljen me 1 lekë për litër.
Ndërsa benzina është shtrenjtuar me një lek, nga 199 lekë në 200 lekë për litër, ndërsa në vendimin e mëparshëm ishte ulur me 8 lekë për litër.
Gazi ka mbetur në 80 lekë për litër./Xh.Xh/dritare.net

















