Murrizi te Komisioni i Ligjeve: Mos bëni si cuba, vetë e votuat 5 qershorin si dele!
E Mërkurë 30 Shtator 2020, 12:12
Dritare.net
Gjatë seancës së Komisionit të Ligjeve, deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi u ka thënë pjesëtarëve që të mos bëjnë si cuba se vetë e votuan marrëveshjen e 5 qershorit.
“Nuk e di pse i shmangeni implementimit.
Damiani të urdhërohet prapë që të marrë draftin e këshillit e ta fusë të premten, se Damiani është kthyer me transmetues që me 14 janar. Do t’i lash ca zullume. E kanë urdhëruar, ai do të fusë këtu një letër. Unë nuk votoj jashtë parlamenti, nuk e kam votuar 5 qershorin. Mos bëni si cuba, se vetë votuat si dele. Bëni çfarë të keni qejf në këshillin politik, nuk do të votoj jashtë kushtetute."-tha Murrizi./K.C/dritare.net