Murrizi: Nën rrënojat e Teatrit duhet të ketë dy trupa, u ka kaluar rrota sipër!
E Mërkurë 27 Maj 2020, 21:09
Dritare.net
I ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në RTV Ora, deputeti Myslim Murrizi u shpreh se aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u braktis dhe u gënjye.
Madje Murrizi shtoi me humor se nën rrënojat e Teatrit duhet të ketë dy trupa, duke iu referuar deklaratave të Bashës dhe Kryemadhit.
Murrizi: Për hatër të Kodit Zgjedhor e hëngri edhe Teatri kot. E prishën vetëm për këtë, por e lanë tani Teatrin. Aleanca bredh nëpër Shqipëri. I gënjyen.
Nuk e di a shkuan xhenierët për të kontrolluar trupat te Teatrit se duhet të ketë dy trupa aty së nuk bën. U ka kaluar rrota sipër, se çfarë rrote nuk e di unë, po një rrotë u ka kaluar. / I.M-Dritare.net