Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Momenti kur mbërrijnë në aeroport 13 shqiptarët e shpëtuar nga kampet në Siri!

Momenti kur mbërrijnë në aeroport 13 shqiptarët e

Në kuadër të operacionit të 4-ët për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që gjendeshin në kampet e luftës është bërë i mundur riatdhesimi i 13 shqiptarëve nga kamet në Siri.

Janë 4 gra dhe 9 fëmijë ndërmjet moshës 6 e 16 vjeç nga Shqipëria, të cilët mbërritën në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës bashkë me shtetas të tjerë kosovarë që u larguan nga kampet e ferrit. Ata janë pritur nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në aeroportin e Kosovës. Bashkë me Çuçin ka qenë edhe homologu i tij kosovar, Xhelal Sveçla, drejtuesit e policisë së të dy vendeve, Gledis Nano e Samedin Mehmeti, si dhe drejtoresha e Qendrës CVE, Lejdi Dervishi.

13 të riatdhesuarit e këtij operacioni do të riintegrohen sipas një modeli tashmë të konsoliduar pranë një strukture të specializuar “Qendër Pritëse” e ngritur enkas me VKM e cila operon me staf multidisiplinar të trajnuar profesionalisht dhe me pervojë.

Operacioni i riatdhesimit të shtetasve shqiptarë nga ish-zonat e konfliktit në Siri dhe Irak u krye në kuadër të një bashkëpunimi dypalësh Shqipëri-Kosovë dhe me mbështetjen e partnerëve të SHBA-ve nëpermjet edhe koordinimit me selitë e tyre diplomatike në Prishtinë dhe Tiranë./Xh.Xh/dritare.net