Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mjeku Vargu parashikim të zymtë: Pas 3-4 javësh do të arrijmë pikun!

Mjeku Vargu parashikim të zymtë: Pas 3-4 javësh do të

Teksa qeveria dhe disa ekspertë kanë thënë se kjo është java e zjarrit në vendin tonë përsa i përket koronavirusit, mjeku Petrit Vargu është mjaft pesimist për këtë ndërsa ka dhënë një skenar të zymtë në emisionin Arena nga Dritan Hila në RTV ORA.

Vargu ka thënë se kjo situatë në vendin tonë do të zgjasë të paktën 3-4 javë, dhe atëherë do të arrijmë pikun.

Vargu: Unë mendoj se pika kulmore do të jetë 3-4 javë pas kësaj  jave. Këtë e mendoj në bazë të disa projeksioneve që kam bërë. Duhet të dimë gjithashtu se me 30-40 tamponë në ditë, është një “lojë bizhozi” që të gjejmë ku është piku i kësaj pandemie.

Unë po them ajo që tha kryeministri dhe professor Pipero, që për dy javë arrijmë pikun ne do të ishim njerëzit më me fat në botë, kurrë nuk ndodh, mbaje mend./ I.M-Dritare.net