Mjeku Qirko: Infarktet në moshë të re, në shifra alarmante!
Dritare.net
Dritarja e Doktorit këtë javë ishte pranë mjekut kardiolog Spiro Qirko në laboratorin Intermedica. Mjeku Qirko ngriti shqetësimin e infarkteve në moshë të re nga obeziteti.
“Sot ka medikamente që janë të vlefshme për të penguar thithjen e yndyrnave nga stomaku. Por në rastet më ekstreme vlen edhe kirurgjia e stomakut, te ajo që quhet ngushtim i stomakut. Kjo është në rastet më ekstreme kur dieta nuk arrin, ose në rastet kur trashëgimia është aq e fortë sa edhe mbipesha është e trashëguar. Obeziteti është i korrigueshëm. Kërkon vullnet dhe edukim. Shpesh habitem që prindërve nuk iu bën përshtypje mbipesha te fëmijët dhe i sjellin fëmijët për konsulta. Por shpesh mirëqënia e madhe dhe varfëria dalin në një pikë. Ka njerëz që mirëqënien e shfrytëzojnë në mënyrë të gabuar, duke ngrënë me tepricë, duke shkuar në 120 kg, por ka edhe nga ata që janë të varfër dhe e përballojnë me bukë ushqyerjen. Por në të dy rastet kemi një gabim të madh.
Kam parë raste infarkti nga mbipesha, madje edhe pasi e kanë kaluar vazhdojnë të ushqehen keq. Shpesh në Shqipëri është edhe ajo shprehja vdes i ngopur. Por kjo është një shprehje e gabuar që na çon drejt fundit fatal.”, tha kardiologu./M.T/dritare.net