Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ministria e Shëndetësisë: Mes të prekurve me koronavirus janë dhe 4 fëmijë!

Ministria e Shëndetësisë: Mes të prekurve me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë për mediet, ka njoftuar se numri i të prekurve ka shkuar në 174. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 28 raste të reja, dhe mes të prekurve janë edhe 4 fëmijë. Specialistja pranë ISHP, Eugena Tomini tha se gjendja e tyre shëndetësore paraqitet mirë.

Nga të prekurit, rezultojnë 4 raste pozitive të moshës pediatrike, kontakte të rasteve pozitive, janë pa shenja klinike dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!”, tha Tomini.

/E.B-dritare.net