Ministria e Shëndetësisë: 8 fëmijë të infektuar me koronavirus në vend
E Enjte 2 Prill 2020, 11:11
Dritare.net
Ministria e Shëndetëssisë ka njoftuar se në mesin e 277 të infektuarve me koronavirus në vend, janë prekur dhe 8 fëmijë.
"Në 24 orët e fundit janë testuar 96 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 18 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 1919 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 277 raste, nga të cilët vetëm 8 janë femijë. Mosha mesatare e rasteve pozitve me COVID-19 është 50 vjeç”, tha ekspertja e ISHP-së Rovena Daja.
/E.B-dritare.net