Ministri Çuçi: Punonjësit e policisë që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit, do të përfitojnë bonus
E Premte 22 Tetor 2021, 18:06
Dritare.net
Punonjësit e Policisë së Shtetit që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit do të përfitojnë bonos. Lajmi u dha sot nga ministri i brendshëm Bledi Çuçi, pas mbledhjes së ministrave për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.
“Rritje e pagave të punonjësve të policisë së shtetit që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit, do vijë në formën e bonusit, që do çojë deri në 150% pagat e punonjëse që ushtrojnë detyrën ashtë vendbanimit. Gjithashtu do të rrisim investime në policinë e shtetit në infrastrukturës digjitale dhe teknologjinë. Kjo do të rrisë efikasitetin në luftën kundër krimit”, tha ministri Çuçi./L.F-dritare.net