Ministri Gogu: Qeveria pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen Balluku
E Martë 9 Dhjetor 2025, 12:12
Dritare.net

Ministri komentoi sot situatën lidhur me çështjen e ministres Balluku, duke theksuar se qeveria po pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të vepruar.
“Është e udhës që qeveria të vazhdojë të qeverisë dhe të shqyrtojë me kujdes ndërhyrjet në kompetencat e saj nga pushtetet e tjera. Aktualisht është depozituar një ankim në GJK. Në fund të këtij procesi gjyqësor, qeveria do të veprojë sipas vendimit të Gjykatës”, tha Gogu./L.F-dritare.net