Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mike Pence vizitë në kampin ASHRAF 3/ Nga Majko, tek Alibeaj e Kryemadhi, si u ulën politikanët!

Mike Pence vizitë në kampin ASHRAF 3/ Nga Majko, tek Alibeaj e

Ish-zëvendës Presidenti i SHBA, Mike Pence, ka vizituar kampin e iranianëve “Ashraf 3”, në Manzë, sapo ka mbërritur në Shqipëri. Të pranishëm janë Taulant Balla, Enkelejd Alibeaj, Monika Kryemadhi dhe deputetët e të tre forcave politike.

Mike Pence vizitë në kampin ASHRAF 3/ Nga Majko, tek Alibeaj e

Ata e kanë shoqëruar Pence në vizitën në kampin e muxhahedinëve. Në foto shihet edhe si janë ulur politikanët shqiptarë, ku bie në sy Monika Kryemadhi, e cila qëndron afër Taulant Ballës, apo edhe Enkelejd Alibeaj, që është ulur në cep.

Mike Pence vizitë në kampin ASHRAF 3/ Nga Majko, tek Alibeaj e

Ndërkohë të pranishëm janë edhe shumë politikanë të tjerë shqiptarë, si Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Belind Këlliçi, Ferdinand Xhaferi dhe Nasip Naço.

Kjo është vizita e parë e Mike Pence në Shqipëri, por jo në Ballkan, pasi në vitin 2017, gjatë kohës që ishte zëvendëspresident, ai ka vizituar kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricën./M.K/dritare.net