Meta: Sondazhet janë të blera nga Rama. Opozita ka 90 mandate, nëse nuk i shet!
E Hënë 19 Prill 2021, 13:01
Dritare.net
Presidenti i vendit Ilir Meta sot në konferencën për shtyp foli me tone të larta në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. Ai u shpreh se të gjitha sondazhet janë të blera nga kryeministri Rama dhe se opozita ka mbi 90 mandate. Kreu i shtetit paralajmëroi se do të ketë konferenca të herëpashershme deri në ditën e zgjedhjeve.
"Të gjitha sondazhet pa përjashtim janë të blera nga Edi Rama. Opozita ka mbi 90 mandate. Nëse do t'i shesë është punë për të", tha Meta./L.F-dritare.net