Mbi 10.000 të vdekur nga koronavirus në Francë
E Martë 7 Prill 2020, 20:08
Dritare.net
Më shumë se 10,000 njerëz kanë vdekur në Francë që prej fillimit të shpërthimit të koronavirusit, sipas raportit të përditshëm për shtyp nga Ministria Franceze e Shëndetësisë.
Ministria tha se 7,091 njerëz kishin vdekur në spital, një rritje prej 607 brenda 24 orësh. Të paktën 3,237 kanë vdekur në azile që nga fillimi i shpërthimit. Më shumë se 30,000 njerëz aktualisht janë shtruar në spital në Francë, 7,131 prej tyre në kujdes intensiv./K.C/dritare.net