Është mbajtur sot memoriali i parë për të përkujtuar George Floyd, i pari nga tre memorialet e planifikuar.
Memoriali është mbajtur në Minneapolis, pikërisht në qytetin ku Floyd vdiq me 25 maj, pasi një polic i kishte vendosur gjurin në qafë për rreth 9 minuta.
Pas vdekjes së tij, SHBA është përfshirë nga trazirat e mëdha, ndërsa shumë shtete kanë aktivizuar gardën kombëtare, për shkak të dhunës.
Vdekja e tij ka sjellë edhe një herë në vëmendje racizmin, dhe miliona persona në mbarë botën e kanë dënuar atë që duke u quajtur vrasje, ndërsa edhe prokuroria ka ngritur akuza për vrasje të shkallës së dytë për 3 policë tanimë./ I.M-Dritare.net