Maradona/ Revoltohet këngëtarja e famshme: Vdekja e një burri me pak vlera është më shumë lajm se dhuna ndaj grave!
Dritare.net
Disa fjalë, të shkruara në rrjetet sociale, ishin të mjaftueshme për të shkaktuar një polemikë tjetër mbi vdekjen e Diego Armando Maradonës. Këtë herë protagoniste është Laura Pausini. Artistja, duke iu referuar Ditës Kombëtare Kundër Dhunës Ndaj Grave, foli shumë ftohtë për vdekjen e futbollistit argjentinas, duke iu drejtuar me zemërim fansave të tij.
Vdekja e Maradonës ka paralizuar botën dhe gjithë vëmendja e mediave është përqendruar tek ikja e kampionit argjentinas, diçka që preku shumë Laura Pausinin.
Ajo shkroi në Instagram:
"Në Itali, lamtumira për një njeri që sigurisht ishte shumë i mirë në futboll, por me pak vlera për një mijë gjëra, është më shumë lajm personal që bëhet publik, në vend se t'u them lamtumirë kaq shumë grave të keqtrajtuara, të dhunuara, të abuzuara. Unë me të vërtetë nuk di çfarë të mendoj. Sot ato nuk janë lajmet më të rëndësishme të këtij vendi. Megjithëse këtë mëngjes Italia humbi edhe dy të tjera.”
Reagimi i Laurës nuk kaloi pa u vënë re. Shumë gra kanë mbështetur kritikat ndaj këngëtares, por shumë të tjerë e kundërshtuan./K.C/dritare.net