Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Manastirliu e shqetësuar pas pamjeve te Liqeni: Kjo nuk është e zakontë në një luftë!

Manastirliu e shqetësuar pas pamjeve te Liqeni: Kjo nuk është e

Temperaturat e ngrohta ditën e sotme, kanë bërë që qytetarët e Tiranës të dynden te Liqeni Artificial. Pavarësisht shtimit të rasteve ditët e fundit, qytetarët sërish sikurse duket edhe në foto, nuk janë të frikësuar përballë rrezikut që i kanoset nga mos ruajtja e distancës. Foto të publikuara sot te Parku i Liqenit si duket kanë shqetësuar edhe ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shkruan se kjo pamje mund të ishte e zakontë në një kohë tjetër, por jo sot ndërsa jemi në luftë.

“Të dashur qytetarë,

Kjo pamje do të ishte e zakonshme në një kohë tjetër. Në një kohë normale. Pa pandemi.

Pamje si kjo tregojnë që nuk po e marrim seriozisht rrezikun që sjell mos zbatimi i rregullave të vendosura.

Virusin e parandalon kujdesi në sjelljen e gjithsecilit, e parandalon përgjegjshmëria qytetare në këtë kohë pandemie që vjen një herë në 100 vjet.

Ne do të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën, duke vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet tona, në shërbim të mbrojtjes së jetës nga virusi i rrezikshëm.

Por duhet të kuptojmë se burimet përballë pandemisë nuk janë të pafundme. Nuk janë të tilla për asnjë shtet të botës.

Askush nuk e do kufizimin e mënyrës së të jetuarit. Por një pyetje e arsyeshme, që gjithsecili prej nesh duhet t’ia bëjë vetes në këtë kohë sfiduese për mbarë globin është:

Çfarë po bëj për ta shmangur rrezikun? Çfarë po bëj për të mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur, nga ky virus i rrezikshëm?

Në luftë përballë Covid19, ne kemi ato armë dhe mjete që po përdor sot e gjithë bota, por që jo të gjithë po i përdorim”, shkruan Manastirliu./L.F-dritare.net