Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mali i Zi merr vendime të reja/ Ja si mund të hyni atje!

Mali i Zi merr vendime të reja/ Ja si mund të hyni atje!

Mali i Zi, ka marrë vendime të reja sot përsa i përket pandemisë së Koronavirusit.

Qeveria e Malit të Zi ka njoftuar se Kosova,Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Izraeli, Libani dhe Singapori, janë në listën “e verdhë” .

Tanimë, qytetarët e këtyre vendeve, për të hyrë në Mal të Zi, u kërkohet testi për COVID-19 sipas metodës PCR dhe ai serologjik – Elisa ose ECLIA , jo më i vjetër se 72 orë.

Sipas një njoftimi të qeverisë malazeze, lejohet hyrja – pa test – për qytetarët nga Rusia, Ukraina, Kanadaja, Azerbajxhani, Bjellorusia dhe Zimbabveja./ I.M-Dritare.net