Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lindita Nikolla reagon pas ngjarjes ku u përfshi gardisti i saj: Akt i dënueshëm!

Lindita Nikolla reagon pas ngjarjes ku u përfshi gardisti i saj: Akt i


Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka reaguar pas shkarkimit të efektivit të Gardës Martin Nikolli, pasi përdori armën e shërbimit pas një sherri mes dy familjeve në Durrës. Nikolla shkruan se, kjo ngjarje është e dënueshme dhe se kërkon që të kryehet zbardhja e plotë për të nxjerrë në dritë këdo që ishtë i përfshirë.

"Ngjarja e ndodhur sot në Hamallaj, ku është përfshirë efektivi i Gardës së Republikës (që nga viti 2006) Martin Nikolli është e dënueshme.

Dëshiroj të përshëndes Policinë e Shtetit për ndalimin e menjëhershëm të personit në fjalë dhe të inkurajoj organet e drejtësisë për zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes dhe dënimin e kujtdo që ka gisht në këtë rast flagrant, pavarësisht pozicionit ku ka shërbyer deri më sot.

Në të njëjtën kohë, solidarizohem plotësisht me familjen Kaçi dhe i siguroj se institucionet e Republikës janë të angazhuara dhe në krye të detyrës për t’i ofruar të gjithë mbrojtjen që parashikon ligji."