Lajmi i ëmbël/ Lindin trinjakë te materniteti “Mbretëresha Geraldinë”
Dritare.net
Trinjakë kanë ardhur në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Familja Dardeshi, nga Dibra është gëzuar me tri engjëj të vegjël. Lajmin e bukur e bën të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në Facebook. Manastirliu ka postuar një foton të trinjakëve ndërsa shkruan: “Zemra plot për familjen Dardeshi, që pas 3 fëmijëve, gëzohen me trinjakë, të cilët kanë ardhur në jetë shëndosh e mirë në maternitetin "Mbretëresha Geraldinë", me kujdesin shembullor të stafit mjekësor Familja nga Dibra merr menjëherë çekun e bebes, 360,000 lekë të reja për trinjakët, mbështetjen financiare të qeverisë për çdo të porsalindur. Nga viti 2019, kur filluam mbështetjen me bonusin e bebes, më shumë se 65,000 familje të reja që janë gëzuar me fëmijë, kanë marrë çekun nga 40,000-120,000 lekë për çdo të porsalindur.”/K.C/dritare.net