Kush janë tre gratë që duan të rrëzojnë diktaturën e fundit në Europë!
Dritare.net
Me datën 9 gusht, pritet që në Bjellorusi të mbahen zgjedhjet e përgjithshme.
Aleksandër Lukashenko, i cili ka qëndruar në pushtet për plotë 26 vite, kërkon që të jetë në krye të shtetit, port re gra janë kërcënimi më i madh për të, dhe po shihen si shpresa për të rrëzuar diktaturën e fundit në Europë.
Svjetlana Tikanovskaja gruaja e blogerit të njohur, Sergei Tikanovski, i cili nuk mundi ta vazhdonte kandidimin në zgjedhje pasi u arrestua në mars, me akuzën se kishte sulmuar një polic.
Janë edhe dy kandidate të tjera, që nuk janë lejuar që të hyjnë në zgjedhje, por i janë bashkuar Tikanovskajas, për ta mbështetur atë në një garë aspak të lehtë.
Veronika Cepkalo është gruaja e Valeri Cepkalos, një i përnjekur politik, që është larguar në Moskë, dhe Maria Kolesnikova është përfshirë në fushatën e Viktor Babarikos, të cilit nuk iu lejua kandidimi pasi u akuzua për ryshfet, janë dy gratë e i janë bashkuar ekipit të Svjetlanas.
Presidenti aktual Alexander Lukashenko ka udhëhequr vendin që nga zgjedhjet e para presidenciale të mbajtura në 1994, dhe përshkruhet nga bashkësia ndërkombëtare si udhëheq i një diktaturë autoritare pas një konsolidimi të pushtetit në mënyrë të frikshme.
Aktivistët e opozitës shpesh dhunohen ose ndalohen nga qeveria, dhe Lukashenko dje besnikë të tij kontrollojnë (që nga viti 2019) të gjitha vendet në të dy shtëpitë e Asamblesë Kombëtare, të gjitha emërimet gjyqësore, mediat dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (i cili ka fuqinë për të aprovuar ose mohuar kandidatët për zyrat politike)./ I.M-Dritare.net