Kumbaro: Emoncionet e momentit nuk duhet të na largojnë nga e drejta për të votuar. Një ditë votohet, katër vite punohet!
Dritare.net
Në edicionin e lajmeve në Dritare Tv ishte e ftuar kandidatja për qarkun e Gjirokastrës Mirela Kumbaro. E para në listën e kandidatëve, Kumbaro iu bëri thirrje qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e votës në 25 prill.
“Fushata që po zhvillohet është korrekte dhe brenda gjithë standardeve, kundërshtarët politik nuk janë armiq falë emancipimit dhe qytetarisë së qarkut të Gjirokastrës. Jemi në një fushatë atipike duke respektuar rregullat dhe protokollin e pandemisë, duke bërë më tepër takime derë më derë në grupe të vogla. Jemi duke punuar për katër mandate. Partia Demokratike dhe LSI garojnë me lista me ne, por garojnë për vota për numrat një të listave. Ndërkohë skuadra jonë lufton në terren për votat e nevojshme për tre mandate të sigurta në qarkun e Gjirokastrës. Po punojmë dhe jemi shumë afër objektivit për mandatin e katërt pasi votuesi vendos i fundit. Katër kandidatët e parë të listës kanë qenë edhe më herët në këto zona deputet dhe mund të them se jemi ende në vazhdim të punës në terren. Ka një risi fleta e votimit, ne iu sqarojmë votuesve mënyrën e votimit. Në qarkun e Gjirokastrës kjo nuk është e komplikuar pasi ka më pak kandidatë në numër. Ne mundohemi ta shpjegojmë te qytetarët, por kjo varet për secilin qark. Është shumë e rëndësishme të votojmë dhe të ushtrojmë të drejtën e votës në 25 prill. Emoncionet e momentit nuk duhet të na largojnë nga e drejta për të votuar. Një ditë votohet, katër vite punohet.”, - u shpreh Kumbaro./dritare.net