Kryeministri Rama publikon pamje nga puna në Urën e Madhe të Kukësit!
E Mërkurë 5 Tetor 2022, 08:08
Dritare.net
Kryeminsitri Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje nga puna në Urën e Madhe të Kukësit.
"Mirëmëngjes,
dhe nga puna në Urën e Madhe të Kukësit, për të cilën s’keni lënë përqeshje pa më bërë kur jua tregova në 3D dhe e cila do ta kthejë kalimin e lumit nga një grykë sekëlldisëse shisheje, në një spektakël mbresëlënës inxhinierik, ju uroj një ditë të mbarë."shkruan Rama./M.T/dritare.net