Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryemadhi: Shteti, xhelat i njerëzve, 25 prilli do të ndëshkojë!

Kryemadhi: Shteti, xhelat i njerëzve, 25 prilli do të

Monika Kryemadhi, u takua sot disa banorë të njësisë 10 në Tiranë. Gjatë fjalës së saj, ajo ka thënë se shteti është kthyer në armik dhe xhelat i njerëzve.

“Ajo që është më e dhimbshmja në çdo takim është si ky shtet mund të jetë kaq armiqësor me ne. “Mirë që shteti është armiqësor me ju politikanët, por pse duhet të jetë kaq armiqësor me mua. ”Rasti i djeshëm i vajzës që ka paguar 8 milionë lekë për nënën, ka qenë flagrant. Është absurde mënyrë si familjarët nuk komunikonin me pacientët dhe kjo iu faktua dje.Shteti duhet të jetë institucioni që i përgjigjet njerëzve. Ne prandaj paguajmë taksa, por është kthyer në një xhelat të njerëzve.Njerëzit kanë dëshirën e madhe për ta ndryshuar këtë realitet. Secili nga ne duhet të bindi një mik, një shok që të shkojë të votojë në 25 prill, sepse 25 prilli do të ndëshkojë dhe do të vlerësojë”, ka thënë Kryemadhi./M.M-dritare.net