Krijuesja e vaksinës AstraZeneca: Pandemia e ardhshme mund të jetë më vdekjeprurëse se Covid
Dritare.net
Pandemitë e ardhshme mund të jenë më vdekjeprurëse se kriza aktuale e Covid, paralajmëroi një nga krijuesit e vaksinës Oxford-AstraZeneca. Prof. Dame Sarah Gilbert paralajmëroi se vaksinat mund të jenë më pak efektive kundër variantit Omicron.
"Kjo nuk do të jetë hera e fundit që një virus kërcënon jetën dhe jetesën tonë. E vërteta është se pandemia e radhës mund të jetë më e fortë. Mund të jetë më ngjitëse, më vdekjeprurëse, ose të dyja".
Gilbert, një profesore e vaksinologjisë në Universitetin e Oksfordit, tha se bota duhet të sigurohet që të jetë më e përgatitur për virusin e ardhshëm.
"Përparimet që kemi bërë dhe njohuritë që kemi fituar, nuk duhet t'i humbasim" tha ajo.
Dame Sarah nisi të projektonte një vaksinë kundër koronavirusit në fillim të vitit 2020 kur Covid u shfaq për herë të parë në Kinë. Vaksina Oxford-AstraZeneca është tani më e përdorura në mbarë botën, me doza të shpërndara në më shumë se 170 vende./L.F-dritare.net