Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Roshi: Berisha ka qenë komunist, në Foltore thotë do bëhem konservator

Roshi: Berisha ka qenë komunist, në Foltore thotë do bëhem

I ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në “Dritare TV”, kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Artur Roshi ka folur rreth elektoratit të partisë së tij, të cilin nuk ka arritur ta ruajë për të qenë sadopak pjesëmarrës në zgjedhje dhe për këtë fakt ai shpjegoi edhe arsyet. Roshi shprehet se në politikën shqiptare nuk vlerësohen më idetë politike dhe se ndryshojnë sipas interesave. Sipas tij në ditët e sotme Berisha që është komunist, në Foltoren e tij thotë do të bëhet konservator.

“Fuqia politike nuk është se ka fuqi mendimi, këtyre iu duket sikur e kanë monopol fuqinë e mendimit. Por historia është pika e mbështetjes. Berisha që është komunist, sot thotë do të bëhem konservator, këtë e thotë në Foltoren e tij. Foltorja boshtin e ka te konservatorizmi. Nuk lidhje individi por për idetë politike dhe them që jemi në një pikë vulgariteti politik.”, u shpreh Artur Roshi./Dritare.net