Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Memli Krasniqi jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK-së

Memli Krasniqi jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK-së

Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Gjatë dorëzimit të dorëheqjes së tij ka deklaruar se asnjëherë nuk ka pasur synime që të marrë pozitën e kryeministrit.

“Në këto katër vjet si kryetar i PDK-së, kemi kaluar shumë bashkë. E mora detyrën e kryetarit të PDK-së në një udhëkryq të madh dhe sot jam krenar për atë që kemi arritur. Megjithatë, kjo nuk përbën përmbushjen e ambicieve tona”.

“Secili kryetar, në ditën kur e merr detyrën, e mendon edhe ditën kur do të largohet. Pas një periudhe reflektimi, mendoj se sot ka ardhur ajo ditë. Prandaj, sot kam vendosur të jap dorëheqje nga kjo detyrë”, ka thënë Krasniqi.


Krasniqi ka theksuar se ky është hap reflektimi dhe përgjegjësie për krijimin e një momentumi të ri për PDK-në.

“Ajo që nisi si një angazhim rinor e idealist, u kthye në udhëtimin më të rëndësishëm të jetës sime. Mbi njëzet vjet angazhim me PDK-në më kanë dhënë nderin të punoj për shtetin tim dhe qytetarët e mi, nga Kryetar i Rinisë Demokratike deri te Kryetar i Partisë Demokratike. Mbi të gjitha, kam pasur nderin e pakrahasueshëm të nënshkruaj Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”.