Kosovë/ LDK bën publike emrat e ministrave!
Dritare.net
Lidhja Demokratike e Kosovës, pas një mbledhje kryesie ka bërë publike emrat që do të jenë pjesë e kabinetit të kryeministrit Hoti.
I nominuari për kryeministër, që pritet të votohet nesër, Abdullah Hoti në një konferencë ka bërë të ditur emrat e ministrave nga LDK.
Ka përfunduar mbledhja e kryesisë e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe janë bërë publike emrat që do të përbëjnë kabinetin e ri qeverisës.
Në një konferencë për shtyp, Avdullah Hoti ka dhënë emrat e zyrtarëve që do drejtojnë dikasteret përkatëse.
Emrat dhe postet e ministrave të LDK-së
Driton Selmanaj – Zëvendëskryeministër
Hykemte Bajrami – Ministër i Financave
Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes
Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Agim Veliu- Ministër i Punëve të Brendshme
Arban Abrashi- Ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit
Armend Zema j – Ministër i Shëndetësisë
Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë./ I.M-Dritare.net