Komisioni Hetimor për 25 prillin/PS braktis mbledhjen!
Dritare.net
Deputetët e Partisë Socialiste janë larguar nga mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Për pasojë nuk është miratuar rregullorja e komisionit. Data e mbledhjes së ardhshme do të bëhet ditën e mërkurë datë 27 tetor.
Nënkryetari i këtij Komisioni, Toni Gogu akuzoi opozitën se po mban peng komisionin, duke mos hedhur në votim propozimet e kërkuara nga mazhoranca. Deputetët e PS-së braktisën mbledhjen.
Gogu: Jemi dakord që vazhdojmë me shqyrtimin e rregullores, propozojmë që diskutimi i rregullores të vijojë me miratimin në parim të rregullores dhe pastaj me miratimin nen për nen të saj. Rendi i ditës të votohet.
Bardhi: Nuk votohet rendi i ditës në Komision, miratimi i rregullores janë çështje që duhet të ishin zgjedhur më parë.
Bylykbashi: Një kërkesë e tillë është pa vend, aq më tepër edhe përcaktimi i mbledhjes së komisionit, të ecim para.
Bushka: Nuk po bëjmë një kërkesë për të hedhur në votim rendin e ditës, por duke qenë se këtu nuk është respektuar këshillimi mes kryetarit dhe nënkryetarit, për ta vënë në shina në përputhje me rregulloren ligjore. Për ne nuk ka problem.
Alibeaj: Rendi i ditës është vazhdim i ezaurimit të mbledhjes së parë. Rendi i ditës kishte 7 pika, nga të cilat kemi ezauruar 4 të parat dhe kanë mbetur edhe 3 të fundit.
Naço: Nuk keni vetëm ju te drejtë të miratoni rendin e ditës./L.F-dritare.net