
Ju dhemb stomaku! Ja të gjithë faktorët që e shkaktojnë
Dritare.net
Për të mësuar më tepër se si të mbrojmë stomakun tonë dhe se kur kemi të bëjmë me alarmin e kancerit të stomakut, Dritarja e Doktorit ishte këtë javë pranë mjekes gastro-hepatologe, Vigjilenca Demiraj, për të mësuar më tepër rreth këtyre simptomave të rrezikut.
Mjekja tregoi gjithashtu dhe cilat ishin disa nga faktorët që ndikonin në zhvillimin e kancerit të stomakut dhe sa të rëndësishme ishin kotrollet e vazhdueshme.
"Faktorët e rrezikut për kancerin e stomakut janë bakteri i pilorit, një lloj bakteri që në 80% të rasteve shakton sëmundjet e stomakut. Së dyti është herediteti. Faktori gjenetik është gjithashtu shumë i rëndësishëm, kalon shpesh në breza. Mosha ndikon gjithashtu sepse me rritjen e moshës rritet rreziku. Situata duhet mbajtur në komtroll periodik duke bërë vizita dhe kontrolle të vazhdueshme”, u shpreh Demiraj./M.T/dritare.net

















