Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Joni Keta zgjidhet kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit

Joni Keta zgjidhet kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit

Joni Keta është zgjedhur sot drejtues i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) me 11 vota pro nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ai do të shërbejë për një mandat 5-vjeçar, duke drejtuar strukturën e njohur ndryshe si “FBI-ja shqiptare”, që mbështet hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Joni Keta zgjidhet kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit

Keta, i cili mbante më parë postin e zv.drejtorit të Byrosë, u propozua nga SPAK pas një procesi konkurrues disa mujor, ku garuan 7 kandidatë, përfshirë zyrtarë të lartë policie dhe prokurorë.

Në këtë detyrë më parë ishte Aida Hajnaj. Procesi i përzgjedhjes u monitorua nga afër edhe nga partnerët ndërkombëtarë, përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe të Bashkimit Evropian./L.F-dritare.net